Një burrë nga Prizreni ndoqi me tërfurk dhe sopatë prindërit e tij.
Një burrë nga Prizreni ndoqi me tërfurk dhe sopatë nënën dhe babain e tij, transmeton gazetametro.net
Sipas njoftimit të policisë, e gjitha kishte filluar me fjalosje dhe kishte përfunduar me prizrenasin duke ndjekur prindërit e tij me tërfurk dhe sopatë.
Burri është arrestuar dhe është dënuar me një muaj paraburgim.
“Me datë 30.09.2018, rrethe orës 16:50 minuta, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit (prindërit e tij) me fjalë vepra dhe gjeste se do të ju shkaktoj një të keqe, në atë mënyrë që pasi fillimisht i dëmtuari fjaloset me të pandehurin, sepse i njëjti kishte shkuar tek lokali i vëllait, nga kjo i pandehuri fillon të bëhet agresiv, fillon t`i ofendojë të dëmtuarit, më pastaj merr një mjet të rrezikshëm ”tërfurk” dhe me të tenton t`i sulmojë. Por të dëmtuarit hyn brenda në shtëpi dhe e mbyllin derën, pas kësaj i pandehuri merr një sopat dhe me të njëjtën tenton ta thyej derën e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.
“Me të kuptuar i pandehuri se kanë njoftuar policinë i kanos me fjalë me ç’rast tek të dëmtuarit ka shkaktuar frik, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre, duke pasur parasysh faktin se i pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje të këtilla të përsëritura ndaj të dëmtuarve, raportet mes tyre janë të acaruara, këto rrethana dhe fakte e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale, andaj në këtë fazë të zhvillimit të procedurës, caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe ai arsyeshëm”, ka njoftuar Gjykata e Prizrenit.



