Burri vret bashkëshorten e tij me armë gjahu në Shkodër

Krimi në familje ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne pasi burri ka vrarë gruan e tij me armë gjahu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Guci, ku Beqir Gjilaj 83 vjeçar ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçare, Lumturie Gjilaj.

Sipas Policisë së Shkodrës janë ende të paqarta rrethanat e këtij krimi, por mësohet se krimi ka ndodhur pas një debati mes tyre, shkruan Lapsi.al.

Policia thotë se autori ka qenë edhe më parë i dënuar pasi ka vrarë gruan e parë.

Viktima u dërgua në morgun e spitalit, ndërsa pritet zbardhja e plotë e këtij krimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme