Vrasësi i të riut në Mitrovicë, kriminel i dëbuar nga Zvicra

Njeriu që po kërkohet nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberajt, ka të kaluar kriminale.Siç mëson gazetametro.net nga burime brenda Policisë së Kosovës, Arton Bajrami i cili e ka ndërruar emrin dhe tani e ka Sadik, është dëbuar nga Zvicra pasi kishte vuajtur dënimin për një grabitje.I dyshuari i këtij rasti, kishte qenë i dënuar në Zvicër me 5 vite burg për një grabitje, e cila ishte konsideruar grabitje e rëndë.
‘I kërkuari ka vuajtur dënim 5 vite në Zvicër për grabitje të rëndë dhe është dëbuar nga Zvicra’, ka thënë burimi i Metros.

Ndërkaq, mësohet se i dyshuari Bajrami, në Kosovë ka ardhur qe 5 muaj, kur edhe është dëbuar nga shteti zviceran.Ndryshe, Policia është vënë në kërkim të tij që nga dje, pasi i njëjti është i dyshuar si dorasi i vrasjes së Ermal Kamberajt, që ndodhi ditën e premte në Mitrovicë.Policia akoma nuk është rënë në gjurmë të tij, por njoftohet se janë duke u zhvilluar kërkime dhe hetime intensive./gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme