Buxheti për 2025/ Agron Gjekmarkaj ironizon: I impresionuar nga numri i madh i psikologëve që do shtohen! Na jepni edhe ca këtu në Kuvend sepse…


Në komisionin e Edukimit është diskutuar për buxhetin 2025, ku deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj tha me ironi se është i impresionuar nga numri i madh i psikologeve qe do shtohen me buxhetin e ri ne arsim.

agron gjekmarkaj

Gjekmarkaj ironizoi edhe buxhetin për shkencën, që sipas tij është tepër i ulët, 0,06%. “Eh ç’na duhet shkenca? Kush ja ka parë hajrin asaj! Janë shumë lek”, -tha deputeti i PD.

Ai u shpreh se buxheti i qeverisë është një propagandë dhe si i tillë do të denoncohet nga Partia Demokratike.

Pjesë nga fjala e Agron Gjekmarkajt

Po e filloj mjaft i impresionuar nga numri i madh i psikologeve qe do shtohen me buxhetin e ri ne arsim. Unë e kam një lutje sikur te na jepni ca dhe ne këtu ne kuvend se njerëz jemi, ne mesomoshe, ky ziafet buxhet na emocionon shume, ndaj na duhet një  përgatitje shpirtërore, qe te menaxhojmë gëzimin se na bie zali!

E dyta shoh qe për shkencën keni vene një buxhet 0,06 % ! Eh ç’na duhet shkenca? Kush ja ka parë hajrin asaj! Janë shumë lek! Me shumë më pak se kaq mblidhni fjalimet e Babo Kryeministrit, ato të zonjës Spiropali që të kënaqin shpirtin, i botoni ne kolanë me veshje fildishi, ne mos mjaftofshin ato  ato keni te tjera, te ministrit të policisë qe eshte hem demosten hem ciceron, nëse duhen edhe me shtoni të Ulsise! Ato janë shkence e shkuar shkencës , llaf e kaluar llafit! Jua shpërndani njerëzve për festa e biem rehat, ne shkolla e Universitete dhe ju mbesin ca lek

Tani ne vitin 2013 thate që do e beni 5% buxhetin per arsimin! Birinxhi! Kanë kaluar 12 vjet dhe jeni tek 2,54%! Pra nje genjeshter e madhe propagande fillimi një trishtim kaq i tille vazhdimi!

Arsimi parauniversitar 1,79%, ai profesional 0,17% , arsimi i larte  0,49%!

Shkencën po e keni respektuar me sa thamë!

Tani se cili do jete fati i arsimit duke qarte!

Qe te këtë shkolle duhet te këtë fëmijë! Por ata po ikin se prindërit e tyre nuk kane as sinjitet as garanci as ekonomi me këtë qeveri! Raportet ndërkombëtare e nxjerrin ne rënie pikiate!

Kudo ne Shqipëri mesuesot qortohen , patronazhohen , qe ti rrine larg Opozites dhe te duan Qeverine!

Kjo klime presioni nuk nderon askend as ju dhe eshte shenje dekadence politike e etike!

Rajoni , Kosova Maqedonia per mos me citu Kroacine dhe Sllovenine i kushtojne arsimit 4 apo 4,6 % …!

Ndaj e përsëris ky eshte nje buxhet propagande, nje stishe elektorale, pa thelb dhe si i tille denomcohet prej nesh!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme