Buxheti për tekste shkollore nga 10 milionë në 6 milionë euro

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili po raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini dhe Sport, ka deklaruar se buxheti lidhur me tekstet mësimore falas është zvogëluar nga 10 milionë në 6 milionë euro.

Sipas tij, në asnjë shkollë nuk ka stoqe dhe se të se të gjitha librat e viteve të kaluara, të cilat kanë mundur të përdoren, janë shfrytëzuar.

I pyetur për ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, Bajrami ka thënë se janë duke bërë përpjekje për miratim sa më parë në Kuvend të atij projektligji dhe më pastaj të bëhet zgjidhje edhe për buxhet, pasi siç thotë ai, kap buxhet të madh.

Deputetët kanë shtruar pyetje edhe për testin e mësimdhënësve, për çka Bajrami tha se do të diskutoi me drejtoritë komunale të arsimit, që tu sqarohet atyre që një gjë e tillë nënkupton matje kombëtare të cilësisë.