Bytyqi: Po të përgjigjem kosovarqe Mero Baze

 

Opinionisti kosovar Ardian Bytyqi i është kundërpërgjigjur ashpër gazetarit Mero Baze i cili në një artikull të botuar më herët në media ka kritikuar  kosovarë  që vendosin të pushojnë në bregdetin shqipëtar.

Baze i cili njihet per deklarata të ashpëra dhe tepër kritike kishte deklaruar se të pushosh në Shqipëri, nuk është një mrekulli, dhe mbi të gjitha, nuk duhet të jetë kurrsesi një patriotizëm. Unë pushoj rregullisht në Shqipëri, por jo për patriotizëm. Drita dhe ujë nuk ka gjithandej, siç ka në Francë apo Itali, por investimet në këtë pikë janë të pakrahasueshme me vite më parë, kur nuk kishte kaq shumë ankesa. Dhe atje ku shteti nuk ka arritur akoma, investitorët bëjnë super sakrifica.  E vërtetë është edhe se turisti i varfër i Kosovës, nuk është shumë i pëlqyer, dhe kjo duhet thënë pa doreza. Kjo mungesë preference, nuk vjen se është nga Kosova, por se shumë pak vetë janë të gatshëm të lëshojnë një dhomë për tre- katër vetë, për vetëm dhjetë euro, dhe të përballen me një destabilizim të saj, pas ikjes. Është thjesht nervozizëm që vjen nga mungesa e fitimit që ke nga një turist i varfër.Jemi ende të lirë dhe jemi ende treg për të varfërit, për ata që shkojnë në det, ndoshta dhe për herë të parë, për ata që duan të krijojnë një ritual të zbavitjes së familjes në jetën e tyre, që u ka munguar më parë.

Gëzojuni varfërisë dhe shijojeni Shqipërinë, sa është ende e lirë dhe e varfër, siç është Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Ukraina kishte thënë Baze.

 

Bytyqi i cili thot se po i përgjigjem me fjalorin Kosovar ka reaguar ashpër duke e quajtur infantilë.

Ky është postimi i plotë i Bytyqit në facebook .

Po të përgjigjem kosovarqe Mero Baze.

Janë disa alien shqipfolës që asnjëherë nuk pajtohen as me vetvetën e lëre më me tjetrin, ata nuk pajtohen as me hallin e qytetarit kosovar i cili në mungesë “lekut”siq e quan ti,  vjen dhe të rrasët ty në gojë.
Ti dhe soji yt më me dëshirë do të iknit larg atje nga Greqia sepse vetëm atje e ndjeni vetën mirë, e ndjeni vetën më europian, ndjeheni më borgjez.
Një rracë e kalbur në tru si ti nuk njef dashuri dhe respekt për tjetrin, dhe është mbase e vërtetë se të pushosh në Shqipëri, nuk është ndonjë mrekulli, dhe mbi të gjitha, nuk duhet të jetë kurrsesi një patriotizëm, por ja që për dallim nga ty me gjepat e thellë prej zhvatsi  ne edhe detyrohemi ti pranojmë  ofendimet siq bënë ti, por detyrimisht të pushojmë aty.

Për mua Baze mbetesh një infantil. Thënë të drejtën nëse historia neve na ndëshkoi padrejtësisht si komb, atëherë ti edhe mund të bësh dallimin e madhë karshi nesh, përndryshe aq sa janë ato plazhet tua, janë edhe tonat. /Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme