Bytyqi: Presidenti Thaçi do të varros demokracinë

OPINION nga Ardian BYTYQI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe përkundër deklarimeve të tij të mëhershme se do t’i jap mandatin secilit që i fiton zgjedhjet, tash si duket ka ndërruar qëndrim, nga mënyra dhe forma e paraqitjeve të tij këto ditë por edhe rrethant e reja të cilat janë krijuar me koalicioni PAN pjesë e të cilit subjekt ishte edhe vet dikur, me gjasë do të provojë që vendin ta qojë prap në zgjedhje të reja.

I mbushur plot frustrim nga zhvillimet e fundit e sidomos deklarata e fundit e Nisma-së për Kosovën se do të veprojë si grup i vetëm parlamentar anipse do ta mbështes krijimin e qeveris Haradinaj. Ish kreu i PDK-së tash presidenti i Kosovës rrezikon të shkelë kushtetutën në rastë se edhe për herën e dytë,provon për mandatar propozimin nga koalicioni PAN.
Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne kishte thënë Thaçi. Por ky paragraf i thënë nga ai len të kuptohet se presidenti Thaci do të mbetet i njejtë në qëndrime me homologun e tij Maqedonas presidentin Gjorgje Ivanov kur kishte deklaruar se pranimi i kushteve për “Platformën Shqiptare” nga Zaev mund të shatërronte shtetin, gati dicka të njetë kishte deklaruar edhe presidenti Thaçi për Lëvizjen VETVENDOSJE se shteti i Kosovës nuk do të pranonte asnjëherë rrugaqë të cilët do të bllokonin punën e Kuvendit e aq më keq të qeverisnin me shtetin.

A po vorroset demokracia në Kosovë.?

Kjo mbase do të mbetej pyetja e vetme për secilin nga ne kur në horizont po shihet nje koalicion i vetëquajtur, koalicioni i shpresës dhe besës nga koalicioni tjetër i madh mes Vetvendosje -LDK-AKR.
AAK dhe NISMA u dogjën për ta shpëtuar PDK-në e presidenti i shtetit rrezikon me shkeljen kushtetuese në rast se herën e dytë arbitrarisht vendos ta mandatojë për kryeministër dikë jashtë partisë ose koalicionit që ka gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë.
Zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit e kanë nxjerrë si subjekt të parë koalicionin PDK-AAK-Nisma, por përqindja e fituar nuk ia mundëson që vetëm me komunitete ta bëjë ekzekutivin. Kjo për shkakun se, bazuar në rezultatin preliminar, koalicioni ka siguruar 39 ulëse në Kuvend,komunitetet i kanë 20,e për ta formuar Qeverinë kërkohet së paku 61 vota të deputetëve, prej 120 sa ka Kuvend i Kosovës.
Në anën tjetër secili variant qoftë i qeveris teknike qoftë i zgjedhjeve tjera të parakohshme do të shkonte në favorin e Lëvizjes VETVENDOSJE e cila vazhdimisht proklamon se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të interesave të ngushta partiake e as të krijohet një qeveri, e cila do të varej nga Lista Serbe, por ti jepet mundësia që Albin Kurti të qeveris me vendin për katër vitet e ardhëshme.

/Sakte.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme