“Haradinaj do ta ketë mbështetjen edhe të Listës Serbe”

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se asnjëra nga partitë në vend nuk ka asnjë arsye për ta kundërshtuar qeverinë e ardhshme të drejtuar nga vëllai i tij.

Madje ai është shprehur i bindur se Qeverinë do të krijohet nga koalicioni PAN, do ta përkrahë dhe Lista Serbe.

“Mendoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë të drejtën ta thonë fjalën e vet në Kuvend, ne jemi të hapur në bashkëpunim me të gjithë. Nuk besoj që Lista Serbe ose ndonjë parti politike ka arsye të fortë për me kundërshtua qeverisjen e ardhshme”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Haradinaj tutje ka thënë se formimi i institucioneve do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve, pasi shpreh bindjen se kanë mbështetjen e duhur të deputetëve për një gjë të tillë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme