Ca sqarime për Gruevskin nga Evropa: Kështu duket demokracia, jo si ta do qejfi ty

Diplomati belg, negociatori i Bashkimit Evropian në marrëveshjen e Përzhinos ndërmjet partive më të mëdha të Maqedonisë Peter Vanhoutte, në blogun e tij personal ka lëshuar disa leksione të reja për liderin e VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër të Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke i sqaruar se çka është e çka s’është demokraci.

“Ju jeni partia më e madhe pas zgjedhjeve dhe çfarë tash? Në demokraci me modelin proporcional ky është vetëm një hap. Pas 11 dhjetorit askush në Maqedoni nuk ka shumicën absolute, edhe pse dikush sillet sikur e ka. Jo, nuk e ka.

Akoma më keq, partitë që bëjnë qeverinë viteve të fundit humbën shumë përkrahje. Në demokracinë normale kjo nuk përjetohet si fitore, por si humbje, ndërsa si pasojë e kësaj duhej të tërhiqen dhe të lejojnë të tjerët të formojnë qeverinë”, shkruan Vanhoutte.

Diplomati belg vazhdon me sqarime për Gruevskin se “për shkak se aksush nuk e ka shumicën, ajo duhet të formohet me partnerë të koalicionit që janë dakord të formojnë qeverinë me ju”.

“Duhet të dakordoheni me partnerët e koalicionit, e për këtë duhet së bashku të nënshkruani programin, e ky program nuk duhet të përfshijë interesa personale, por arsyet kryesore se pse ju votuan qytetarët dhe në fund të ndani pozicionet. Nuk mundet njëri t’i marrë të gjitha, por duhet ndarë ministritë, kryeministri, kryetari i parlamentit e kështu me radhë”, shkruan Vanhoutte në komentin që qartazi i drejtohet liderit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski.

Peter Vanhoutte i jep sqarime Nikolla Gruevskit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme