Kastriot Rexhepi i BESËS: Sulmet e dështakëve na bëjnë edhe më të fortë sepse populli e bëri dallimin

“Lufta speciale e qarqeve që prej formimit të Lëvizjes Besa mundoheshin të dëmtojnë imazhin e kësaj partie vazhdon. Tani më botërisht është e njohur se hyrjen e fuqishme të këtij subjekti në skenën politike nuk mund ta ndalë askush. Populli e dalloi se kjo lëvizje është proekt afatgjatë dhe i sinqertë aq sa e sulmojmë del edhe më e fortë dhe me mbështetje më të madhe. Kot e keni, u lexuat dhe ndëshkuat me votë në zgjedhje. Do të ndëshkoheni edhe më tutje duke u marë me ne, populli e bëri dallimin”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social, anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi.

Kjo Lëvizje ka përjashtuar çdo mundësi të pjesëmarrjes së saj në një qeveri ku do të ndodhej Nikolla Gruevski dhe BDI.

Përndryshe, gjatë ditës zëdhënësi i BDI – së, Bujar Osmani ka deklaruar se ata i kanë të hapura të gjitha mundësitë e koalicionit dhe se çdo hap të deritanishëm BDI e ka bërë në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Ndërsa, burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se në Aleancën për Shqiptarë të Ziadin Selës janë duke vluar zërat e pakënaqur me rezultatet zgjedhore. Sipas këtyre burimeve të besueshme, një grup të pakënaqurish janë duke insistuar në dorëheqjen e Ziadin Seles, ndërsa Vesel Memedi i RDK e sheh me optimizëm hyrjen e Aleancës në Qeveri me BDI – në./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme