Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një konferencë për media, ka treguar detaje në lidhje me autostradën për Gjilan
Ai tha se buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 88 milionë euro ndërtimi i kësaj autostrade.
“Ajo do të jetë e gjatë 22.3 kilometra. Punimet do të nisin në mars dhe afati i punimeve do të jetë 30 muaj. Pjesa e parave të mbetura nga 126 milionë sa kanë qenë në buxhet do të shkojnë për vazhdimin e saj deri në Konçul”, ka thënë Lekaj në këtë konferencë, raporton KTV.
Ai tha se janë 8 operatorë që janë përzgjedhur për t’i kryer punimet, ndërsa theksoi se kontrata pritet shumë shpejt të bëhet publike e tëra.