Çanak: Serbia të mos jetojë me mite kinse Kosova nuk është e pavarur

Kryetari i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, deklaroi se Serbia e ka vendin në NATO dhe se nuk duhet të shndërrohet në provincë ruse e rrethuar me vende të aleancës.

Çanak, në një deklaratë për media, tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e politikës, e cila miteve iu jep përparësi në raport me realitetin, në mesin e të cilave është edhe ai se “Kosova nuk është e pavarur”, por edhe për disa çështje të hapura me të cilat Serbia po përballet dhe nuk po gjejnë zgjidhje, transmeton KosovaPress.

“Serbia është braktisur nga më shumë se 300 mijë të rinj, ndërsa ata që qëndrojnë po zhvendosen në qytete të mëdha në kërkim për vende pune, më së shumti në Beograd. Serbia nuk ka nevojë për daulle të luftës, por për paqe në rajon dhe Evropë”, ka thënë Çanak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme