Çanta luksoze, pasaporta për kafshë shtëpiake – dogana sekuestroi më shumë sende

– Dy shoqe të cilat kanë udhëtuar me fluturim nga Parisi në marrëveshje me një stilist maqedonas me banim në Francë kanë tentuar të kontrabandojnë në vend 16 çanta luksoze të markës Loewe në vlerë të përgjithshme prej 3,1 milionë denarë. Me të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pasagjerët kanë shkuar në kanalin e gjelbër me qëllim që ilegalisht të transportojnë çantat e markave luksoze dhe të mos paguajnë tatimin ndaj shtetit në shumë prej 924 mijë denarë. Në të njëjtin moment, doganierët i ndaluan për kontroll të imtësishëm, gjatë të cilit në valixhet e njërit prej pasagjerëve, përndryshe shtetas i Maqedonisë, i gjetën çantat luksoze. Ndaj saj është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kontrabandë.

– Në një depo publike doganore në mes të mallrave me origjinë nga Kina të destinuara për importues në Shkup, ekipi celular ka gjetur 132 trap, të cilat nuk ishin të mbuluara me dokumente doganore.

– Shërbimi për skanerë të lëvizshëm gjatë kontrollit të një automjeti mallrash në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Tabanovc zbuloi 40 pako cigare të fshehura në pjesën e sipërme të kabinës së kamionit.

– Një çift i martuar ka tentuar që përmes vendkalimit kufitar Bllacë të kontrabandojë 72 palë atlete në vlerë të përgjithshme prej rreth 100 mijë denarë. Ata janë ndalur në dashje nga një ekip i lëvizshëm i cili gjatë kontrollit të mjetit ka zbuluar produktet e padeklaruara mes sediljeve dhe në bagazh.

– Një ekip mobil në dalje të vendit në pikën kufitare Deve Bair gjatë kontrollit të një autobusi ka zbuluar në një çantë shpine dhe një çantë pasagjerësh 58 pasaporta për kafshë shtëpiake me numër serie turke. Pronari i pasaportave ishte shtetasi turk, drejtuesi i autobusit që qarkullonte në linjën Kosovë-Turqi.

– Në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Bogorodicë, doganierët gjatë kontrollit të një kamioni me targa bullgare, në hapësirën për paleta zbuluan 85 litra vaj ulliri të presim ftohtë.

– 56 çanta femrash janë gjetur në bagazhin dhe gomën rezervë të veturës me targa të Kosovës, e drejtuar nga një shtetase e Kosovës, e regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme