Njëri nga themeluesit e ish- Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, emri i të cilit është lakuar së fundi si urdhër dhënës i disa vrasjeve të pasluftës nga ana e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti, ka reaguar sërish për këto pretendime.
Ai në një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook ka ofenduar rënd gazetarët Baton Haxhiu, në televizionin e të cilit u shfaq intervista e dëshmitarit Mehmeti, si dhe redaktorin e Televizionit publik, Ridvan Berishën. Që të dytë Kelmendi i ka quajtur zagar e profiter.
Kelmendi thotë se Haxhiu dhe Berisha janë marioneta të Presidentit Thaçi të cilin e quan komplotist.
Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:
BATON, RIDVAN & CO, PA NDER ME THËNË, UA SHKËRDHEFSHA KARAKTERIN ZAGARESK E PROFITERESK!
Ju, më në fund, jeni shpërfytyruar në hijena. Duke shpërdoruar një vrasës, të dënuar me 30 vjet burg, ju ma keni shkërdhyer dinjitetin dhe integritetin tim. Më keni shkaktuar dhembje, si maja e thikës kur prek palcën kurrizore, siç thuhet!
Ju, zagarë të mariontës kuislinge Thaçi, shpërdoruat një vrasës, duke i quajtur shpifjet e tij „dëshmi të pjesëmarrësit në vrasje“. Këtë e bëni vetëm që të më neutralizoni mua, të mos i kundërvihem komplotistit Thaçi, i cili provoi të komplotonte Shtetin e Kosovës, duke shpërdoruar deputetët tifozë, për të votuar zhvlerësimin e të ashtuquajturës gjykatë speciale. Dhe, donit të më neutralizonit mua, meqë gjykuat se jam personalitet i ish-UÇK-së, me influencë e besueshmëri, që kam identifikuar me kohë komplotistin Thaçi, që e kam demaskuar dhe kundërshtuar atë, si më të rrezikshmin, aktualisht, për shtetin e Kosovës, me urdhërimin që ua bëri paramilitarëve partiak e mercenarëve të tij, për ta zhbërë gjykatën speciale.
Ju, me zell më denigruat në opinion, si themelues dhe udhëheqës të një grupi kriminal, prej 13 vetash, duke u mbështetur në shpifjet e një vrasësi, edhe pse, ndaj të ashtuquajturit grup, qe mbajtur një proces famoz gjyqësor, me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë, i cili, të 13 të akuzuarit i shpalli të pafajshëm dhe grupin inekzistent. Ai, i ashtuquajtur grup, qe akuzuar për organizim të trazirave të vitit 2004, por rezultoi se ajo akuzë kishte qenë e shpifur, e sajuar sa për të arsyetuar suksesin e atyre, që paguheshin për atë punë.
Profiteri Haxhiu me njeh moti dhe goxha mirë. Ai është i bindur në ndershmërinë time, por, kësaj radhe, ai është urdhëruar të ma bëjë këtë poshtërim, për llogari të marionetës Thaçi dhe të Serbisë, e cila është shumë e intersuar të zhbëhet gjykata speciale nga Kuvendi i Kosovës, sepse ajo nuk dëshiron që kjo gjykatë t’i shqyrtojë akuzat e saj të shpifura.
Pseudogazetari Ridvan Berisha duhet të ketë më pak informacion për mua dhe aspak njohje konkrete, fizike, por, nga përmbajtja e moderimit të tij, në televizionin publik, u pa se ai, ndoshta, ishte urdhëruar nga Thaçi, të më diskualifikonte e poshtëronte kaq vulgarisht.
Ju siguroj, juve dhe sojin tuaj, se nuk ka djalë nëne, as dobiç kurve, që mund të ofrojë, qoftë edhe vetëm një dëshmi konkrete, që kam udhëzuar ndonjëherë ndokend, aq më pak të kem urdhëruar, për të bërë çfarëdo lloj vrasjeje!
Unë kisha hidhërim të madh ndaj një vrasësi të mundshëm, më tepër se sa vetëm i dyshuar, që m’i kishte vrarë tre bashkëveprimtarët më të ngushtë, më 17 janar 1982, në Gjermani. Janë paraqit bashkëveprimtarë, me lutje, t’ua miratoja dëshirën që të hakmarreshin, por, duke gjykuar se hakmarrja do t‘i sillte më shumë dëm kauzës tonë kombëtare, jam shprehur kundër dhe i kam bindur pse isha kundër.
Edhe pas çlirimit të Kosovës, gjithandej kam udhëzuar, sidomos ata luftëtarë që më ngjanin të traumatizuar nga lufta, që të mos vrasin askend, as edhe UDB-ash që i kishin torturuar barbarisht, gjatë hetimeve, në fillim të viteve të 80-ta. Dhe i kam këshilluar, jo sepse me janë dhembsuar ata kriminelë, por sepse kam gjykuar se do të ketë pasoja Kosova. Njëherit kam sqaruar se ajo kategori e kriminelëve, kanë më së shumti informacion, për veprimtari kriminale edhe të kolegëve të tyre, prandaj mund të rrëfejnë, duke bërë katarsis, meqë ka ndodhur çlirimi i Kosovës.
Asnjëri nga ju, bukëshkalë e profiterë të luftës e të paqes, nuk dënjuat të zbatonit profesionalizmin minimal prej gazetari, duke më pyetur para emtimeve të “dëshmive” të ati vrasësi, cilin vlerësim kisha unë, për ato shpifje dhe, pastaj, të vendosnit, nëse do t’i emetonit.
Ju, qëllimisht, nuk deshët t’i kuptonit as shpifjet e vrasësit Mehmeti, i cili thoshte se në asnjë nga vrasjet, për të cilat më akuzonte mua si urdhërues, nuk kishte qenë pjesëmarrës, por thirrej në rrëfime e Agron Sylejmanit, i cili nuk është më i gjallë dhe s’mund ta demantojë kriminelin Mehmeti, tashmë edhe me paraqitje prej psikopati e xhihadisti. Krimineli Mehmeti thoshte se vetëm në dy vepra kriminale ishte vetë pjesëmarrës, për të cilat është dënuar 30 vjet burg, duke ua ankuar se qenkësh dënuar padrejtësisht.
Ju simulonit, sikur nuk e keni hetuar, se krimineli Mehmeti po shpifte kur thoshte që unë kam intervenuar te kryetari i Trupit gjykues, që të shpalleshin të pafajshëm 12 veta dhe të dënohej vetëm ai. E vërteta është se unë nuk kam intervenuar dhe edhe krimineli Mehmeti qe shpallur i pafajshëm në atë gjykim, si 12 të tjerët, meqë u konstatua që nuk ekzistonte grup i organizuar dhe ata nuk ishin as organizatorë të trazirave të 2004-shit.
Për keqardhje janë institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, që nuk janë në gjendje ose nuk po duan, t‘i mbrojnë qytetarët nga ky lloj terrorizimi i (pseudo)gazetarëve mercenarë, që i kanë dhënë mundësi një burgaxhiu vrasës, i cili ia ka dalë të marrë edhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pa asnjë leje të ndonjë gjyqtari, të shpifë edhe përmes televizioni. Kurse vetë (pseudo)gazetarët, si këta dy, tashmë po na imponohen si hindusëve lopët e tyre të shejta, edhe kur e afirmojnë një vrasës shpifarak, si dëshmitar të vërtetë.
Uroj që institucionet kompetente të Kosovës, t’i shqyrtojnë këto ndodhi, të cilat po i përjetoj edhe si rrezikim për jetën, meqë shumë tv-spektatorë janë bindur se unë jam krimineli urdhërdhënës për vrasjet e apostrofuara nga vrasësi Mehmeti, i cili ngjante të ishte dresuar, duke i premtuar edhe shpërblime të tjera, pos strehimit të familjes së tij në Perëndim!
Po të mos isha jashtë Kosovës, në trajtim mjekësor, do të lusja institucionet kompetente, të më burgosnin, meqë në burg do të ndihesha më i mbrojtur se jashtë tij. Fatkeqësisht!
A nuk është e dhembshme, zhgënjyese dhe tragjike, të shpaguhem kaq harbutërisht, për rreth 45 vjet angazhime e sakrifica, krejtësisht voluntariste, për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb, ta pësoj kaq rëndë, nga hijenat, që prioritet kanë vetëm përfitimet e pa ndërshme, qoftë edhe duke shkelur mbi kufoma?!