Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi, ka thënë se fushata e Ardian Gjinit dhe AAK-së në zgjedhjet lokale në Gjakovë ishte vetëm një fluskë e ndërtuar mbi premtime të paqëndrueshme.
Çaushi përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nga 13.9 milion euro të planifikuara për investime në infrastrukturë sportive as edhe një cent nuk është ndarë për komunën e Gjakovës.
Postimi i plotë i Çaushit:
Se fushata e Ardian Gjinit dhe AAK-së në zgjedhjet lokale në Gjakovë ishte vetëm një fluskë e ndërtuar mbi premtime të paqëndrueshme, po dëshmohet më shpejtë se sa dikush ka mundur ta ketë paramenduar.
Nga 13,9 milion euro të planifikuara për investime në infrastrukturë sportive gjatë vitit 2018 në buxhetin e Kosovës, as edhe një cent nuk është ndarë për komunën e Gjakovës.
Mashtrimi “e kemi Kryeministrin” po shpërfaqet ende pa filluar qeverisja e tyre në komunën tonë. /Telegrafi/