Çaushi: S’ka garanci se Demarkacioni sjell vizat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se s’është e sigurt që me kalimin e Demarkacionit u jepen vizat kosovarëve.

“Nuk ka asnjë garanci se kalimi i Demarkacionit është hapi i fundit për liberalizimin e vizave. Fati i keq i Kosovës është e drejta e ministrave të Brendshëm të shteteve të BE-së të bëjnë veto”, ka thënë Çaushi, në Ora e Fundit në Klan Kosova.

“Ndërkombëtarët kanë përmendur dy kushte – këta asnjëherë nuk e përmendin këtë fakt, luftimin e korrupsionit”.

Sipas Çaushit ka pasur shpesh edhe ambiguitet në qëndrimet e zyrtarëve të Bashkimit Europian.

“Zyrtarët e BE-së ka pasur moskonsistencë në qëndrime”, tha deputeti i Vetëvendosjes.

Çaushi shtoi se shënjimi i kufirit me Malin e Zi si kusht për viza është i padrejtë, megjithatë Vetëvendosje do ta votonte demarkimin, po që se në Kuvend vjen një version i drejtë dhe jo ky i tanishmi.

“Si mund të jetë kusht Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi kur Kosova as nuk e ka nisur këtë proces me Serbinë. Megjithatë, Vetëvendosje është për ta kaluar demarkacionin, por me një proces shkencor. Për një demarkim të drejtë”, tha Çaushi./Klan Kosova/