Sakte.net / E hënë, 10 Tetor 2016 – 16:55
Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, përmes një postimi në rrjetin social “facebook”, ka thënë se presidenti Thaçi, sot e paska lavdëruar sistemin e drejtësisë që çdo ditë po dështon falë ndërhyrjeve të pushtetit, përcjell Gazeta Blic.
Hashim Thaçi sot e paska lavdëruar sistemin e drejtësisë që çdo ditë po dështon falë ndërhyrjeve të pushtetit.
I vetëquajturi president nuk mund ta udhëzojë sistemin e drejtësisë për asgjë. Thaçi përmes klanit “Pronto” e ka shkatërruar rolin dhe funksionimin e drejtë të këtij sistemi. Po ashtu, përgëzimet që ia bën këtij sistemi mund të lexohen vetëm si falendërim që atë dhe pjesëtarët e tjerë të “Prontos” ky sistem i ka lënë të lirë.
Sistemi i drejtësisë duhet të çlirohet nga ky klan në mënyrë që t’i lirojë edhe të pafajshmit që i mban burgjeve për t’i bërë favore PDK-së dhe LDK-së. / GazetaBlic.com /