Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Tearcës, sot organizojnë ngjarjen “Çdo plumb ka një objektiv” në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin e opinionit për rreziqet që vijnë nga mbajtja dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta.
Siç kanë njoftuar nga UNDP-ja, fjalim do të kenë kryetari i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri, kreu i SPB-Tetovë Amir Dalipi dhe zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së Sanja Bojaniq.