Çdo qeveri eksperimenton me reformat në arsim, paralajmërime të mëdha, gjithmonë kanë mbetur vetëm në letër

Gazetare: Melihate Rustemi

Kompjuter për çdo fëmijë, libra falas e madje shkolla të rikonstruara e të digjitalizuara. Këto projekte të paralajmëruara thuajse para dy dykadash nga institucionet përkatëse mbeten të kompletuara vetëm në letër ndërsa në realitet gjysmake. Kështu vlerëson eksperti për arsim, Vllado Dimovski duke shtuar se posaçërisht projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” ishte pastrim parash dhe asgjë më shumë. Madje, Dimovski kujton se thuajse të gjithë këto kompjuter pas disa kohësh përfunduan në bodrumet e shkollave ose depove të caktuara.

“E thënë në gjuhën popullore ajo ishte pastrim e parave në atë periudhë, sikurse me librat pa pagesë dhe kështu me radhë. Këto reforma ishin për tu harxhuar paratë ndërsa të mos mbetet asgjë. Kompjuterët edhe sot mund t’i gjeni në ndonjë podrum të ndonjë shkolle. Në shkollën që unë kam punuar i sollën kompjuterët dhe 3-4 vite nuk ishin të instaluar. Pastaj, ne mësimdhënësit vet jemi organizuar, jo si ekspert të kësaj fushe, i kemi montuar vet kompjuterët që nxënësit aq sa mundeshin t’i përdornin, por kjo zgjati shumë pak”, tha Vllado Dimovski, ekspert.

Dimovski kujton se çështjen e arsimit në vend nuk mund ta rregullojnë reformat e shpeshta e aq më tepër të ardhura nga çdo klasë politike. Sipas Dimovskit kjo ka ndikuar edhe në rezultatet e dobëta në testin Pisa.

“Nëse vazhdojmë kështu do të zbresim edhe më poshtë dhe aty do të mbesim. Prandaj nuk jemi në listën e Shangait, nuk jemi në garat ndërkombëtare ndërkohë që kemi nxënës të shkëlqyer të cilët individualisht arrijnë suksese të mëdha por në mënyrë kolektive shteti duhet të kujdeset për ato. Arsimit në Maqedoni i duhen ndryshime rrënjësore, që do të thotë rrënjësisht të ndryshohen të gjitha çështjet dhe mendimi im i thellë është se duhet të kthehemi në Ligjin e Arsimit të Mesëm dhe Fillor të vitit 1974, sipas të cilit ligj kemi punuar para 30 vitesh dhe kur vlera e arsimit filloi të bie”, tha Vllado Dimovski, ekspert.

Kompjuterët nga projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” u blenë në vitin 2007.
Nga MASH, asaj kohe bënë të ditur se 60 milionë euro janë harxhuar për këtë projekt. Sipas MASH, ishin blerë rreth 18 mijë kompjuterë personal, 22 mijë laptopë, rreth 99 mijë monitorë LCD, mbi 98 mijë tastiera dhe paisje të tjera teknologjike./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme