Çeçenët protestojnë kundër gjenocidit në Mianmar

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov deklaroi se në Mjanmar po kryhet “gjenocid” ndaj myslimanëve, që shkaktoi dhjetëra mijëra persona ta mbështesin dhe të dalin në protestë në Grozni.

Pothuajse 400 persona e kanë humbur jetën në përleshjet midis shërbimeve për sigurimin e Mjanmarit dhe kryengritësve myslimanë nga krahina Rohingva, të cilat u shkaktuan për shkak akuzave për krime, në atë pjesë të vendit.

Si akt i mbështetjes ndaj forcave të pakicës së Rohingvas, sot është mbajtur tubim i madh në Grozni, kryeqytetin e Çeçenisë.

Në fjalimin para demonstruesve, Kadirov e krahasoi dhunën ndaj rohingëve (grupi etnik i cili nuk është njohur nga pushteti) me holokaustin dhe paralajmëroi se do ta kundërshtojë edhe Moskën, nëse e mbështet ushtrinë e Mianmarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme