Çfarë duhet të bëni kur vuani nga pagjumësia

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me gjumin. Për shkak të kësaj ata janë shpesh të lodhur, nervozë dhe më pak produktivë në vendet e punës.

Telefonat e mençur kanë aplikacione të cilat llogarisin se sa fleni dhe të cilat ju lëshojnë tinguj qetësues, ndërsa ne ju sjellim këshilla që do t’ju ndihmojnë që sa më shpejt t’ju zërë gjumi.

Përcaktoni kohën e fjetjes

Krijoni orarin në ç’orë do të shkoni në shtrat dhe kur do të zgjoheni, transmeton Koha.net. Në këtë mënyrë do ta zhvilloni një rutinë që do të jetë e mirë për ju, sepse do të jeni të pushueshëm dhe të freskët për të nesërmen.

Relaksohuni

Mundohuni të jeni sa më të relaksuar para gjumit. Mos hulumtoni në internet para se të shkoni në shtrat, por lexojeni ndonjë libër ose ndonjë artikull të lehtë. Largojeni televizorin nga dhoma, largojeni telefonin mobil, fikeni kompjuterin dhe zhytuni në një banjë të ngrohtë ose në shtrat të butë.

Shmangni gjumin e pasdites

Dremitja e pasdites mund t’ju ndihmojë të relaksoheni gjatë ditës, por do t’ju çrregullojë gjumin e natës, për të cilin trupi juaj ka nevojë për funksionim normal.

Ushtroni rregullisht

Ushtrimi trupor është i mirë për trupin tuaj, shëndetin mendor, por edhe për gjumin. Madje edhe ushtrimet e lehta në çdo kohë do të jenë të mira për ju, sepse do të jeni më të lodhur dhe do t’ju zërë gjumi më lehtë.

Dhoma duhet të jetë oaza juaj e qetësisë

Dhoma e gjumit nuk duhet të jetë e ngarkuar me gjëra, ndërsa këshillohet që edhe temperatura e dhomës të caktohet në 20°C, që është një temperaturë e këndshme, përcjell Koha.net. Gjithashtu, dhoma e gjumit le të jetë e errët dhe e qetë, ndërsa nëse nuk mund të dakordoheni me partnerin tuaj për dritën dhe zhurmën, mund të merrni kufje dhe maskë gjumi.

Provoni dyshek ose jastëk të ri

Në disa raste, gjumi mund të pengohet nga dysheku që nuk është i rehatshëm ose jastëku nga i cili dhemb qafa. Sigurohuni që të provoni dyshekë më të fortë dhe më të butë dhe jastëkë anatomikë për të gjetur se cilët janë më të mirë për ju.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme