Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi, sot kanë realizuar një takim miqësor dhe dashamirës me William Walker, ish – Ambasadorin dhe shefin e Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.
“Një takim miqësor e dashamirës me Ambasadorin William Walker”, – ka shkruar shkurt Gashi pas këtij takimi.
Siç mësohet në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Maqedoni, dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me konceptin dhe idetë që proklamon Lëvizja BESA.
Mirëpo, portali Sakte.net nga burime të sigurta mëson se Walker ka shprehur gadishmërinë që të kontribuuojë me këshilla të tij sa herë që Lëvizja BESA ta konsiderojë të arsyeshme./Sakte.net