Çfarë mund të ndodhë nëse nuk konsumoni sa duhet magnez

Magnezi merr pjesë në mbi 300 procese trupore. Megjithatë, mungesa e magnezit ndonjëherë është shumë e vështirë për t’u vërejtur për shkak se simptomat e para janë shumë delikate.

Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 320 miligramë për femra dhe 420 miligramë për meshkuj më të vjetër se 31 vjet. Meshkujve dhe femrave të moshës 19-30 vjet u nevojiten rreth 10 miligramë më pak, ndërsa grave shtatzëna rreth 40 miligramë më shumë.

Personat që vuajnë nga sëmundjet e sistemit të tretjes e absorbojnë me vështirësi magnezin, transmeton Koha.net. Me plakjen absorbimi i magnezit dobësohet në mënyrë natyrale, ndërsa personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 humbasin më shumë magnez përmes urinimit.

Mungesa afatgjatë e magnezit mund të shkaktojë efekte të rënda anësore të padëshiruara.

Rritja e shtypjes së gjakut – Mungesa e magnezit rrit rrezikun e hipertensionit. Magnezi është thelbësor për ruajtjen e sasisë së mjaftueshme të kaliumit dhe kalciumit, mineraleve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e shtypjes së gjakut.

Ndjesia e djegies në duar dhe këmbë – Magnezi e ruan funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor, kështu që mungesa ekstreme e magnezit mund të shkaktojë ndjesi të djegies dhe mpirjes. Mungesa e magnezit është e lidhur edhe me dhimbje të muskujve.

Kokëdhimbje të shpeshta – Magnezi ndikon direkt në nivelin e kimikateve në tru dhe si rezultat edhe në aktivitetin e tyre, por studimet kanë treguar se personat të cilët nuk konsumojnë magnez të mjaftueshëm shpesh vuajnë nga kokëdhimbjet.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme