Çfarë ndodh me Bitcoin çdo 4 vjet?

Ky është një proces i cili për herë të fundit ka ndodhur vitin e kaluar.

Halving ose përgjysmimi është pjesë e procesit të gërmimit (mining) të Bitcoin, transmeton Express. Gërmuesit e Bitcoin shpërblehen për verifikimin e transaksioneve të çdo blloku. Fitimi i tyre përgjysmohet gjatë procesit të përgjysmimit i cili ndodhë çdo katër vite ose pas 210,000 blloqeve të gërmuara.

Deri sot, kanë ndodhur dy përgjysmime. E para ka ndodhur në Nëntor të 2012 ku shpërblimi për verifikimin e një blloku është reduktuar nga 50 në 25 Bitcoin. Gjithashtu, ky proces ka ndodhur edhe vitin e kaluar ku shpërblimi për verifikimin e një blloku është reduktuar nga 25 në 12.5 Bitcoin.

Sistemi i përgjysmimit të shpërblimeve e bënë Bitcoin të rrallë dhe vështirë për tu gërmuar gjë që ndikon në rritjen e çmimit të kësaj kripto valute.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme