Në kohën e Bing Bangut para 13.8 miliardë viteve, çdo materie e shpërthyer në univers krijoi kosmosin që sot ne e njohim
Por çfarë kishte ndodhur para kësaj? Profesori Stephen Hawking pretendon se e di përgjigjen.
Në një intervistë për një televizion, fizikani tha “asgjë nuk kishte para Big Bangut”.
Në vend të kësaj, koha dhe hapësira kanë ekzistuar në një “strukturë e kërrusur” që ishte shtrembëruar nga dimensionet tjera, theksoi ai, raporton “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Duke folur në episodin e fundit të serive “Star Talk” i prodhuar nga National Geographic, e cila transmetohet në mbrëmjet e së dielës, 76-vjeçari Hawking ka përshkruar fillimin e universit.
Fizikanët besojnë se Bing Bangu ishte një formacion i asaj që ne tani e konsiderojmë si kohë, sepse kjo ngjarje theu ligjet e fizikës.
Kjo do të thotë se çdo gjë që e parapriu atë nuk mund të zbatohet për të kuptuar kohën dhe ekzistencën tonë.
Hawking përdor konceptin kohë-hapësirë për të përshkruar këtë teori, në të cilën mbështetet në katër dimensionet.
Ai tha: “Në qasjen euklidiane, koha e zakonshme reale zëvendësohet me ‘kohën imagjinare’, e cila sillet si një drejtim i katërt i kohës.”
Në thelb, nuk kishte asnjë kufizim të mundshëm të kohës deri kur erdhi Big Bangu.
“Gjendja kufitare e universit është se ajo nuk ka kufi,” shtoi ai./Periskopi/