Duke punuar në një fermë në provincën e Pordenones në Itali ka qenë një emigrant shqiptar, kur është plagosur me një mjet të mprehtë.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është qëlluar me thikë në bark mëngjesin e sotëm dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Për fat të mirë, ai është shpëtuar nga punëdhënësi i cili e ka dërguar me urgjencë në spital.
Tashmë ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Karabinierët kanë vënë në pranga autorin e plagosjes, por shkaku nuk dihet ende. Autori akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.