Tatuazhi në këmbë e “tradhëtoi”! Ra në pranga pasi dhunoi kotelen dhe e hodhi në det, zbardhet dëshmia e shqiptarit në polici

Një rast i paprecentë i dhunës ndaj kafshëve ëhtë bërë objekt i një lumi kritikash dhe më pas i drejtësisë këtë të hënë në Greqi. Fatkeqësisht, dhunuesi i kafshës shtëpiake ishte shqiptar. Personi që u arrestua nga autoritetet greke pasi dhunoi një mace ka deklaruar në polici se ishte duke luajtur, ashtu siç bëjnë të gjithë.


“Ne luajtëm me macet, siç bëjnë të gjithë” , ka deklaruar shqiptari në polici, i cili edhe më parë ka qenë i skeduar nga autoritetet për drogë.

30-vjeçari shqiptar u vu në pranga pasi u identifikua nga një tatuazh që ai kishte në këmbë.

Ngjarja ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ndërsa veprimin e shqiptarit e ka komentuar edhe ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodorikakos.

“Policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast është çështje humanizmi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, u shpreh Theodorikakos./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme