Çfarë po ndodh? 600 mijë njerëz evakuohen nga Koreja e Veriut (Foto)

Sipas raportimeve të mediave nga Koreja e Jugut, qytetarëve të kryeqytetit të Koresë së Veriut u është thënë të largohen menjëherë pasi diktatori Kim Jong-un mund të ndërmarr aksion ushtarak

Sipas gazetës ruse Pravda, 25 për qind e njerëzve në qytet janë detyruar të largohen pas paralajmërimeve se Kim Jong-un është duke planifikuar “një ngjarje të madhe e të rëndësishme” për nesër, pas muajsh të tërë testimesh të armëve bërthamore.

Kjo ngjarje shqetësuese është thënë se do të mbahet në festën më të madhe kombëtare të Koresë së Veriut të quajtur Dita e Diellit.

Nuk ka informacione të tjera se si kjo ‘surprizë’ do të jetë për botën, apo ndoshta njerëzit nuk duhet të jenë në panik kaq shumë, pasi njoftimet e ngjashme në të kaluarën kanë dal të jenë jo edhe aq të mëdha, raporton Unilad, transmeton koha.net.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme