Një pamje e pazakontë vjen nga Venecia aty ku një pjesë ujit në kanalet qendrore të qytetit ka marrë një ngjyrë jeshile fosforeshente. Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent pasi u njoftuan nga qytetarët.
Venedikasit u zgjuan të dielën në mëngjes me një pamje të pazakontë, pasi një pjesë ujë në kanalet qendrore të qytetit dukej se ishte kthyer në jeshile fluoreshente. Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent.Janë të shumta spekulimet se çfarë mund të ketë bërë që uji rreth urës së famshme të ndryshojë ngjyrë.
Sipas analizave të bëra duket se boja është një lloj “gjurmuesi”. Pra kemi të bëjmë me një lëng që hidhet në ujë për të ndjekur rrugën e tij. Hetuesit thanë se në fillim menduan se bëhej fjalë për një protestë të aktivistëve që mbrojnë mjedisin, por më pas askush nuk doli të marrë përgjegjësinë. Policia italiane ka nisur një hetim dhe po kërkon autorët e këtij akti.
Shumë përdorues të mediave sociale thanë se imazhet që dilnin nga Venecia të kujtonin marifetin e vitit 1968 nga artisti argjentinas Nicolás García Uriburu, i cili ngjyrosi ujërat e Kanalit të Madh në të gjelbër për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike. Autoritetet mjedisore kanë testuar gjithashtu ujin.