Çfarë po ndodhë në rrugët e Kosovës: Mbi 280 viktima për dy vite

281 është numri i personave që kanë vdekur në aksidente rrugore që nga viti 2017, e deri më tani.


Sipas Institutit, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur në vitin 2017, 129 në 2018 dhe të tjerët, 15 këtë vit.

Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se po që se nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme.

Kujtojmë se dje 3 persona, njëri 20 vjeç, tjetri 21 dhe një 23 vjeçar, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Shtime-Suharekë përkatësisht në Qafë të Dulës. Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture të tipit golf 6, një kamioni si dhe një kombi.

Ndërsa, po të njëjtën ditë, një 63-vjeçar ka vdekur derisa 2 vajza janë lënduar në një aksident tjetër në fshatin Vitomericë të Pejës.

Apeli i plotë i ISHPK-së:

Kujdes gjatë drejtimit të automjeteve!

Nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 280 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018 dhe të tjerët, 15, këtë vit.

Në dy muajt e parë të këtij viti 15 persona që kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë. Nëse krahasohet me vitin 2018, janë katër veta më shumë që kanë humbur jetën për periudhën e njëjtë kohore. Vetēm sot kanë ndodhur katër të vdekur në dy aksidente të ndara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike të aksidenteve në trafik.

Instituti Kombëtar vite me radhë shpreh shqetësimin lidhur me numrin e madh të aksidenteve në trafik, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen qindra persona që paraqesin shifra alarmante dhe shumë shqetësues fakti se shumica e viktimave janë këmbësorë. Deri tani është ndërmarrë shumë pak në parandalimin e tyre.

Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës përdorimi i shpeshtë i telefonave mobil, vozitja nën ndikimin e alkoolit, substancave narkotike, ndikimi i lodhjes apo pagjumësisë, trajnimi joserioz gjatë dhënies së provimit për shofer, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, ku infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes.

Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të kërcënuar nga aksidentet e trafikut rrugor e sidomos është brengosës fakti se ndër viktima ka të përfshirë fëmijë.

Te autorët e aksidenteve vërehet mungesë e edukatës qytetare për rregullat e qarkullimit të këmbësorëve dhe të automjeteve, mosdhënien e përparësive në komunikacion në mes tjerash si persona egocentrik, të prirur të perceptojnë se bota sillet vetëm rreth tyre, vështirë të shohin rrethin dhe të akseptojnë të tjerët, ku veten e perceptojnë në piedestalin e kontrollit absolut ndaj të tjerëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme