Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se mësimi në shkollat e Kosovës do të fillon të hënën.
“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në përshkrimin e një fotografi të publikuar në Facebook, ku shihen edhe përfaqësues të SBASHK.
Por në anën tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), e ka demantuar lajmin se kjo sindikatë ka arritur marrëveshje ndërprerjen e grevës.
Nënkryetarja e SBASHK, Vjollca Shala tha për KALLXO.com se akoma nuk ka marrëveshjes mes tyre dhe qeverisë.
“Për momentin akoma nuk është arritur marrëveshja, në momentin që arrihet marrëveshja atëherë SBASHK-u del me komunikatë me Këshillin drejtues si organi më i lartë i SBASHK-ut për hapat e mëtejshëm”, tha ajo.
Shala nuk e ka komentuar postimin e Veselit, por e konfirmoi se janë në bisedime me zyrtarë qeveritar.