Çfarë rrëfeu Lisi mbrëmë në ‘Prime’ që përloti të gjithë

Me transmetimin live të ‘Prime-6’ në ‘BBV3’ filluan dhe diskutimet, debatet, surprizat. Elvis Myrta rrëfehu për herë të parë momente nga jeta e tij private. Që në fëmijëri e deri më sot.

I rritur në një lagje me komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë dhe fëmijërija e tij ka qenë e tillë. Kushtet financiare nuk kanë qenë aq të mira për familjen e tij, dhe për një ekskursion që kishte në shkollë, Lisi vendosi të mos shkojë.

‘Nuk e harroj atë ditë. Ka qenë ditë e martë. Babai im ka hyrë në shtëpi ka sjellë 100€ edhe 100 mijë lekë. I kishte marrë borxh për mua që unë të mos ndahesha nga shokët. Kam sjellë në shtëpi 50€ dhe 70 mijë lekë. Ky ka qenë një nga momentet më të bukura, dhe kuptova që me një familje të bashkuar arrihet çdo gjë’.

Më vonë ai rrëfehu për sëmundjen e babait të tij. Për Visin, viti 2023 ishte viti më i vështirë për të. Babait të tij vazhdimisht i ulej imuniteti, për shkak se kishte patur hemorragji të brendshme në stomak.

‘E shtruam urgjentisht në spital, në gjendje të rëndë, ai pësoi një atak. Prej 4 ditësh qëndroi në gjendje kome, derisa unë një ditë mendova se e humba. Nuk e kisha menduar që do e përjetoja kështu. Një telefonatë më dha sërish shpresë duke thënë se gjendja gjendja e tij u stabilizua dhe pas 24 orësh në reanimacion do e kthenin sërish në dhomë. Kjo ishte ndjesia më e mirë që kam marrë ndonjëherë. Pas këtij momenti për shkak të kësaj situate që kam kaluar por dhe situatave të tjera, nuk kam patur një gjendje të mirë psikologjike’.

Dhe pse ai kurrë nuk kreu një vizitë me psikologun, thotë se mund të ketë kaluar në depresion. Frika e tij më e madhe për një konsultim me psikologun ishte nga përgjigja që mund të merrte prej tij.

‘Kur unë kam folur me ju, kam thënë që do futem në Big për të rikthyer Lisin, për të hequr fytyrën e mërzitur dhe për të hequr gjendjen e rënduar psikologjike që kisha. Sinqerisht e kisha humbur veten. E kam shprehur dhe me banorët e tjerë, atë që doja e mora, dhe të dal neser nuk më intereson. Gjendjen e mirë shpirtërore e kam gjetur dhe e kam marrë dhe besoj se do e shtyj nja 5 vjet me këtë gjendjen e mirë shpirtërore’ – është shprehur Lisi i përlotur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme