Çfarë shkruante nobelisti Rasell mbi pavdekësinë, ekzistencës e fesë dhe “Jetën e mirë”

 “Ka forca që bëjnë lumturinë dhe forca që bëjnë mjerimin. Ne nuk e dimë se cilat do të mbizotërojnë, por që të veprojmë mençurisht, duhet të jemi të vetëdijshëm për të dyja”

Maria Popova

Bertrand Rasëll (18 maj 1872 – 2 shkurt 1970) është një prej mendimtarëve më të mëdhenj të njerëzimit. Ka diçka pothuajse profetike në mënyrën se si ai ndërton ura të pakoha e të dobishme mbi ide të rëndësishme për jetën moderne të një shekulli më parë – nga ajo se si mërzia e bën të mundur lumturinë, deri tek fakti pse shkenca është çelësi për demokracinë. Por askund gjenialiteti i tij, nuk shkëlqen më shumë sesa tek vepra “Çfarë besoj unë”.

I botuar në vitin 1925, libri është një lloj katalogu i shpresave – një kontrapunkt e librit tjetër të Rasëllit “Ikari, një katalog i frikës” i publikuar një vit më parë – duke eksploruar vendin tonë në univers dhe “mënyrat për të patur një jetë të mirë”

Rasëll shkruan në parathënie: Në çështjet njerëzore, ne mund të shohim se ka forca që prodhojnë lumturi dhe të tjera mjerim. Ne nuk e dimë cilat prej tyre do të mbizotërojnë, por për të vepruar me mençuri, duhet të jemi të vetëdijshëm për të dyja. Një nga pikat thelbësore me të cilat merret Rasëlli është alergjia e civilizimit tonë ndaj pasigurisë, të cilën ne përpiqemi ta lehtësojmë në mënyra që nuk i shërbejnë shpirtit të njeriut…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme