Çfarë sinjali po i çon Haradinaj – Vetëvendosjes me këtë deklaratë?

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar një detaj që nga koha e koalicionit AAK-NISMA-VV duke thënë se Shpend Ahmeti ka qenë personaliteti që e kanë pranuar si kandidat për kryeministër.

“E kemi pasur një periudhë kohor kur kemi besuar në projektin e tri partive dhe kemi pas besuar se Ahmeti duhet të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Komiteti”.

Ai ka treguar se këtë post ia kishin ofruar Ahmetit edhe pas prishjes së AAK-NISMA me Vetëvendosjen.
“Ia kemi ofruar këtë kandidaturë edhe pasi jemi ndarë nga VV-ja por më pas kanë ndodhur procese të cilat i dimë”, ka thënë Haradinaj.

E tash Haradinaj thotë se nuk mund të thotë se e kanë menduar Ahmetin si kandidat të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme