Chelsea merr vendim final për Ronaldon!

Graham Potter nuk dëshiron që Chelsea të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, pavarësisht lidhjes së ngushtë të pronarit të Bluve, Todd Boehly me agjentin e yllit portugez, Jorge Mendes.

Sulmuesi i Manchester United dëshiron dëshpërimisht të largohet nga “Old Trafford” dhe sulmoi publikisht pronarët e Djajve të Kuq, familjen Glazers dhe trajnerin Erik ten Hag në një intervistë me Piers Morgan.

Ronaldo pretendoi se ndihet i ‘tradhtuar’ nga klubi sepse drejtuesit dhe strategu holandez po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet.

Graham Potter nuk dëshiron që Chelsea të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të janarit

Por, Sportsmail zbuloi të hënën se Mendes u ka ofruar shumë klube evropiane shërbimet e 37-vjeçarit, duke përfshirë Chelsean, Neëcastlen, Bayern Munichun, Sporting Lisbonan dhe Napolin në një përpjekje për të siguruar largimin e klientit të tij United.

37-vjeçari është i dëshpëruar për të luajtur sërish në Ligën e Kampionëve, pasi është bërë golashënuesi rekord i të gjitha kohërave të turneut përpara Lionel Messit, i cili tani është vetëm 11 gola nga numri i Ronaldos prej 140.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, ishte i etur për të rekrutuar “Djajtë e Kuq” gjatë verës.

Pronari i Chelseat, Boehly ka një marrëdhënie të ngushtë me super-agjentin Mendes dhe ishte i interesuar për Ronaldon këtë verë, por ish-trajneri i Bluve, Thomas Tuchel e ndaloi lëvizjen.

Megjithatë, tashmë kuptohet se as Potter nuk dëshiron të nënshkruajë me veteranin e Manchester United.

Pavarësisht aftësive dhe arritjeve të tij në karrierë deri më sot, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka luftuar për të gjeneruar shumë interes që kur kërkoi një transferim këtë verë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme