Chelsea veç barazim me Evertonin

Chelsea ndalet me barazim nga Evertoni.

Pas dy fitoreve radhazi në Premierligë, Chelsea është ndalë me barazim nga Evertoni.

Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të.

Joao Felix (52′) dhe Kai Havertz (76′ – nga penalltia) shënuan për “Blutë”.

Ndërkaq, Abdoulaye Doucoure (69′) dhe Ellis Simms (89′) shënuan për mysafirët nga Liverpooli.

Chelsea pas këtij barazimi ka 38 pikë dhe vazhdon të jetë në pozitën e dhjetë në tabelë.

Evertoni me 26 pikë ndodhet në pozitën e 15-të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme