CIA urdhëroi aktoren: Mbretin duhet ta çosh në krevat

CIA kishte organizuar takimin e parë ndërmjet aktores së famshme Susan Cabot dhe mbretit të Jordanit në vitin 1959, e cila solli deri te kontakti i tyre intim, tregojnë dokumentet.

Dokumentet nga hetimi për vrasjen e presidentit amerikan John Kennedy, tregojnë se CIA në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me Jordanin, urdhëroi ish-agjentin e FBI-së që të caktojë një takim ndërmjet mbretit Hussein dhe Cabot, shkruan USA Today.

Çifti kishte kaluar mirë në një darkë në Los Anxhelos, të organizuar nga Robert Mahe, i cili më vonë do të bëhet ndihmës i rëndësishëm i ndërmarrësit ekscentrik Howard Hugh.

Agjentët më pas huazuan një shtëpi në Long Island Beach për mbretin Hussein derisa po vazhdonte vizitën shtetërore dhe Cabot mbeti në hotelin e afërt në Nju Jork.

Raportet ndërmjet aktores dhe mbretit Hussein vazhduan me vite, ndërsa Cabot lindi fëmijën Timothy në vitin 1964, për të cilën është menduar se është i biri i Hussein.

Edhe pse asnjëherë kjo nuk u konfirmua, të gjitha sugjerimet çojnë në këtë drejtim. Nëse kjo do të konfirmohej, atëherë do të dihej se Hussein kishte tradhtuar bashkëshorten e dytë Antoinette Gardiner me të cilën ishte në kurorë nga viti 1961- 1971, transmeton KosovaPress.

Timothy vrau të ëmën në vitin 1986, kur kishte 59 vjet dhe gjatë gjykimit është dëshmuar se ende merr 1.500 dollarë në muaj nga mbreti Hussein.

Susan Cabot ishte aktore e madhe e filmit në vitet e pesëdhjeta.

Ajo u bë pjesë e lojës së CIA-s kur ish-agjenti Maheu mori detyrën të kërkojë shoqërinë femërore gjatë vizitës zyrtare të shefit të shtetit në prill të vitit 1959, sipas të dhënave të deklasifikuara të CIA-s.

Dokumenti fsheh emrin e mbretit Hussein, por koha e zhvillimeve përputhet me vizitën e monarkut të atëhershëm 23-vjeçar në SHBA.

Maheu ishte lutur të organizojë një ndejë për mbretin Hussein më 3 prill 1959, thuhet në raport dhe gjatë kësaj ndeje ai është njohur me miken.

Rrëfimi është publikuar në Los Angeles Times disa ditë më vonë dhe thuhet se Hussein dhe Cabot janë takuar në ndejën në shtëpinë e Edwin Pauley, i cili merrej me industrinë e naftës.

Çifti ishin bërë “miq intim” pas takimit në Los Anxhelos, thuhet në raport, dhe mbreti ishte dashuruar në aktoren dhe dëshiroi që ta takojë gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ndërmjet datës 14 dhe 18 prill 1959.

CIA atëherë huazoi shtëpinë në Long Beach gjatë kohës kur Hussein ishte në Nju Jork dhe Cabot qëndroi në hotelin “Barclay” në Manhattan nën “emrin sekret”, shkruajnë agjentët në raport.

Ajo po ashtu kishte përmendur se nuk e kishte qartë se çfarë roli do të kishte në ndejë, por ajo ishte urdhëruar me fjalët: “Dëshirojmë të shkoni së bashku me të në shtrat”.

Cabot kishte refuzuar propozimin, por megjithatë vendosi të shkojë në ndejë dhe u dashurua “deri në vesh” në mbretin sharmant.

Mbreti Hussein udhëhoqi me Jordaninë deri në vitin 1999, kur vdiq nga kanceri. Ndërkohë shëndeti mental i aktores Cabot u përkeqësua dhe nisi të vuajë nga depresioni. Ajo u gjet e vdekur në dhomën e saj, më 10 dhjetor të vitit 1986. I biri i saj fillimisht i tha policisë se nënën e tij e kishte mbytur një hajdut, por më vonë u zbulua se ishte vetë ai që e kishte vrarë atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme