Mobilizimi i pjesshëm i Vladimir Putinit, ka bërë që dhjetëra mijëra rusë të largohen nga vendi me frikën se do të dërgohen në luftë në Ukrainë.
E qendrat e regjistrimit dhe rekrutimit në Rusi janë shpesh cak i sulmeve, për shkak të tmerrit që ato po ua shkaktojnë qytetarëve rusë.
Me të nënshkruar dekretin për mobilizim të pjesshëm nga Vladimir Putin, mijëra qytetarë ia mësynë shteteve fqinje si Gjeorgjia.
Një video e postuar në fundmi në rrjetet sociale, tregon një burrë i cili ia vë zjarrin zyrës së regjistrimit dhe mobilizimit në Podolsk të Moskës.
Në fakt bëhet fjalë për një çift bashkëshortor të cilët vendosën t’i vënë zjarrin kësaj zyre, pasi po frikësohen se fëmijët e tyre do të dërgohen në luftë dhe të mbesin pa ta.
Është interesant se zjarrvënia ndodhë para syve të policisë, që në ato momente hasën duke patrulluar në atë rrugë.
Ata menjëherë reagojnë për të arrestuar burrin, por se zjarri tashmë ishte përhapur në këtë zyrë që u spërkat me benzinë.