Çifti i parë nè BBVK: Getinjo dhe Vivien kalojnë natën bashkë, shijojnë puthje e momente të ‘nxehta’

Getinjo dhe Vivien kalojnë natën bashkë të ndarë nga banorët e tjerë, shijojnë puthje e çaste të nxehta.

Getinjo dhe Vivien janë ndër banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova që tashmë kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin.

Prej ditësh dyshja janë parë të afërt dhe në momente të nxehta madje së fundmi edhe duke dhuruar puthjen e parë.

Pas kësaj, në spektaklin javor që u mbajt mbrëmë (e premte) dyshja u pyetën për raportin e tyre dhe madje edhe pranuan një befasi nga Vëllai i Madh.

Pas ‘prime’ ata kaluan natën së bashku në ‘dhomën e sekreteve’ kur për ta u përgatit një shtrat i mbuluar me trëndafila të kuq dhe xhakuzi për shfrytëzim.

Me të hyrë në dhomë ata nuk hezituan që të dhuronin puthje në buzë dhe të ndan çastet nxehta me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Getinjo dhe Vivien janë çifti i parë i krijuar në BBVK kur janë bërë pothuajse dy javë që kur ka nisur transmetimin ‘reality-show’ më i njohur në Kosovë.

Ndryshe kujtojmë që çifti tjetër, Alisa dhe Urimi ishin të eliminuarit e parë ndërsa banorët e mbetur po konkurrojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme