Kreditimi i Bankës NLB në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar është rritur për gati 100 milionë euro, ndërsa të ardhurat neto nga kamata dhe nga komisionet dhe tarifat vitin e kaluar kanë sjellë 72 milionë euro.
E kombinuar me rezervimet e reduktuara, fitimi neto arriti në 39.6 milionë euro, që është 10 për qind më i mirë se viti 2021.
NLB Bank ka një nga vitet më të mira të veprimtarisë së saj afariste, sipas të dhënave zyrtare për vitin 2022 të publikuara dhe të disponueshme në faqen e internetit të Bursës së Maqedonisë.
Fitimi neto i bankës arrin në 39.6 milionë euro dhe është një ndërthurje e rritjes së të ardhurave dhe uljes së provigjioneve për vendosje të rrezikshme.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë aksionarët dhe investitorët potencialë në aksionet e NLB Bank. Fitimi i vitit të kaluar është 3.5 milionë euro më i lartë se fitimi i realizuar në vitin 2021./Faktor.mk