Cili është kuptimi i shenjës që bëri sulmuesi në Zelandën e Re kur doli para gjykatës

I dyshuari australian akuzuar për të shtënat ku mbetën të vdekur dhjetëra myslimanë në dy xhami është shfaq papenduar në gjykatë në Zelandën e Re, me një buzëqeshje në fytyrën e tij. I përkulur, pa këpucë, dhe me një kostum të bardhë, Tarrant nuk fliste.

Avokati i tij i emëruar nga gjykata nuk bëri asnjë kërkesë për lirimin me kusht. Ai ka përdur me dorë simbolin “OK” i përdorur nga grupet e fuqisë së bardhë anembanë globit apo ndryshe njihet si përshtatje nga supermarcistët e bardhë.

I akuzuari do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e Nga sulmi i djeshëm në Zelandë të Re mbetën të vdekur 49 persona derisa 20 të plagosur në dy sulme terroriste në dy xhami të Zelandës së Re, gjatë faljes së xhumasë. Sulmi terrorist ka ndodhur në qytetin Christchurch.

Në Zelandë të Re, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë i takon fesë islame. Në total janë rreth 50 mijë myslimanë, disa nga ta emigruan nga vendet si Pakistani ose Bangladeshi. Pjesa më e madhe i takon kristianizmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme