Pas publikimit të lajmit për arritjen e koalicionit midis Lr – PDSH’së së Ziadin Selës dhe UNITETIT të Gëzim Ostrenit, që të dy këto parti të dala nga PDSH respektivisht BDI, në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahet lajmi kur kohë më parë Ziadin Sela, kryetar i Lr – PDSH’së gjatë një takimi me qytetarë në Kumanovë deklaronte se nuk ka biseduar me krerët e Unitetit dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë, për arsye morale.
Po ashtu, në një intervistë, Sela kishte deklaruar se skena politike në Maqedoni është mbushur përplot me amoralitet dhe me njerëz amoral që udhëheqin politikbërjen duke u nisur nga strukturat udhëheqëse të shtetit, dhe duke përfunduar te liderët e partive politike aktuale të cilët zgjedhin vetëveten e aspak sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Në rrethanat e tanishme politike, është legjitime edhe pyetja se cilin moral politik e përfaqëson, z. Ziadin Sela?!/Sakte.net