Çim Peka-Ali Ahmetit: Po i jep zë alibisë serbe, se Kosova dhe jo Serbia janë problemi

 

Gazetari Çim Peka debatoi këtë mbrëmje në Syri Tv me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me nismën ‘Ballkani i Hapur’ dhe samitin e fundit që u mbajt në Ohër. Gjithashtu ata diskutuan edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Ahmeti disa herë me këmbëngulje tha se Kosova nuk e njeh Serbinë duke i dhënë kështu zë alibisë serbe, se Kosova është problemi për njohjen reciproke.

 Çim Peka deklaroi se kur të gjithë bashkohen me Vuçiç duke thënë se Kosova gabon që nuk i bashkohet tryezës duke e bërë ‘delen e zezë’ të Ballkanit, kjo është në favor të Serbisë dhe jo në të mirën e Kosovës.

“Kosova njeh Serbinë, dhe Serbia nuk e njeh Kosovën. Ju thatë se pajtimi pengon njohjen e Kosovës nga Serbia, kjo është një tezë që jo vetëm nuk qëndron, por është shumë e rëndë.

Kosova nuk njihet nga Serbia sepse vetë Serbia pretendon se është territori i saj. Këto janë teza që dhe vetë serbët nuk i kanë thënë se pajtimi na pengon të njohim Kosovën. 

Përkrahja nga ju është jo duke e paraqitur Kosovën delen e zezë të problemit të Ballkanit, po për aq kohë sa bashkohen të gjithë me Vuçiç dhe thonë se Kosova bën gabim që nuk vjen në këtë tryezë, sigurisht që ajo fotograftohet si delja e zezë e Ballkanit, kjo nuk është mirë për Kosovën, por është mirë për Serbinë.”-deklaroi Peka.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme