Çitaku: Fitorja e Kosovës nuk e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar fitoren e përfaqësueses së Kosovës ndaj Azerbajxhanit. Çitaku ka thënë se kjo fitore nuk e arsyeton dështimin e saj dhe të politikanëve të tjerë në politikë
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke komentuar fitoren prej 4:0 të përfaqësueses së Kosovës ndaj Azerbajxhanit, ka thënë se kjo fitore nuk e arsyeton dështimin e saj dhe të politikanëve të tjerë në politikë.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasadorja Çitaku ka thënë se lojtarët e përfaqësueses së Kosovës ia kanë dhënë një mësim të mirë politikës se si luftohet për fitore dhe si bëhet puna në ekip.

Këto komente Çitaku i bëri pasi që dje Kosova nuk arriti të anëtarësohet në INTERPOL.

Postimi i plotë i saj:

Ndosha më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos me folë hiç. Në fakt, u mata shumë mos me shkru. Po su durova.

Qe po e them : Faleminderit o djem. Një popull të ngrysun nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi.

Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenzon dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes.

Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni ba krenarë sot.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme