Çitaku në OKB: Serbia ta njohë Kosovën

Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA, ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën si e vetmja zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe për të mirën e regjionit.

Këto komente Çitaku i ka bërë gjatë raportimit të saj sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të hyjnë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Tani më shumë se kurrë, është e qartë se status-quo e re dhe konflikti i ngrirë nuk është normalizim. Normalizimi mund të arrihet vetëm përmes njohjes së Kosovës, dhe sa më shpejtë që Serbia ta njohë Kosovën, aq më mirë do të jetë për gjithë regjionin”, ka thënë Çitaku.

jo më tutje ka thënë se marrëveshjet e Brukselit duhet të implementohen.

“Siç e kam thënë shumë herë, ne në Kosovë besojmë se platforma dhe vendi i duhur për dialog është Brukseli. Dua të riafirmoj angazhimin tonë ndaj dialogut në Bruksel dhe zbatimin e çdo marrëveshjeje të arritur atje”, ka thënë Çitaku. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme