Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, të organizuara nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mbahen homazhe pranë varreve të dëshmorëve Beqir Meha e Ajet Beqiri. (Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, ora 10.00)
Fondacioni i Uestminster për Demokraci (Westminster Foundation for Democracy – WFD) organizon punëtorinë për “Procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve të partive politike në Britani të Madhe”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lanson fushatën e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve. (Kuvendi i Kosovës, salla C 405, ora 10:00)
Mbahet java e Arkivit të Kosovës me rastin e 68-vjetorit të themelimit. (Objekti i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ora 10.00)
Mbahet hapja e “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të Edukimit Financiar”, ku do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit në mes të BQK-së dhe MASHT-it në kuadër të edukimit financiar. (Hotel “Swiss Diamond”, Salla Diar në Prishtinë, ora 10.00)
Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, të organizuara nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mbahen homazhe pranë varreve të dëshmorëve Beqir Meha e Ajet Beqiri. (Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, ora 10.00)
Mbahet ceremonia e parë hapëse e Unionit të Studentëve të Kosovës. (Hotel “Sirius”, ora 10.00)
Programi Kombëtar Kundër Tuberkulozit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë shënon Ditën Botërore të TB me moton “Është koha, fund Tuberkulozit!” (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 11:00)
Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, të organizuara nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mbahet aktiviteti kulturor “Avancimet kulturore prof.Ajet Beqiri”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 14.00)
Luhet ndeshja kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari. (Stadiumi “Fadil Vokrri”,Prishtinë, ora 20.45)