Çka ështe liberalizimi i vizave?

Çka është liberalizimi i vizave?

Liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë ne zonën Schengen. Liberalizimi i vizave mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë (çdo gjashtë muaj) dhe jo leje pune apo të drejtën për të jetuar në ndonjërin nga shtetet, pjesë të zonës Schengen.

Cilat shtete mund të vizitohen?

Shtetet në të cilat mund të udhëtohet pa viza janë ato të Bashkimit Europian: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Kroaci, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi. Qytetarët Kosovarë udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër e Lihteshtejn. Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Schengen.

Kush mund të përfitoj nga ky proces?

Nga momenti që do të hiqet regjimi i vizave për Kosovën, të drejtën për të udhëtuar pa viza do ta kenë të gjithë qytetarët e vendit që posedojnë pasaporta biometrike. Megjithatë, qytetarëve u rekomandohet që gjatë udhëtimit të kenë me vete dokumentet që dëshmojnë për gjendjen e tyre financiare, vendin se ku do të qëndrojnë, arsyet e vizitës dhe sigurimin shëndetësor. Kjo për shkak se policia kufitare e shtetit Schengen ka të drejtën t’i mohojë hyrjen çdo qytetari në rast të dyshimit se do të mund të keqpërdorej liberalizimi i vizave.

A do të kurseni para nga ky proces?

Ky proces do të kursej kohë dhe para, për shkak se qytetarët nuk do të kenë nevoje të bëjnë pagesën për vizë si dhe të realizojnë termin për të njëjtën.

A nënkupton liberalizimi punësim jashtë shtetit?

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk nënkupton mundësi punësimi apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.

 

A mund të shkollohesh atje?

Në rast se dëshironi të studioni në një nga shtetet Schengen, atëherë ju duhet të pajiseni me vizë që mundëson qëndrimin tuaj më të gjatë se 90 ditë. Për këtë duhet të kontaktoni ambasadën e shtetit në të cilin planifikoni të studioni.

Në rast se ju dëshironi të vijoni trajnime, kurse afatshkurta të cilat nuk kërkojnë qëndrim më të gjatë se 90 ditë, atëherë ju mund të përfitoni nga procesi i liberalizimit të vizave dhe nuk do të keni nevoje të pajiseni me vizë shtesë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme