Clinton pranon humbjen, i ofron mbështetje Trumpit

Hillary Clinton ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Kandidatja demokrate humbi në zgjedhjet e së martës nga Donald Trump dhe për herë të parë pas humbjes ka uruar presidentin e ri të SHBA-së.

Ky ishte fjalimi i Hillary Clinton:

Duhet ta pranojmë këtë rezultat.

Mbrëmë urova Donald Trumpin dhe i ofrova ndihmën në të mirë të shtetit.

Shpresoj të jetë president për të gjithë në shtetin tonë.

Më vjen keq që nuk fituam këto zgjedhje për shkak të vlerave që ndanim.

Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të qenit kandidatja juaj ishte nderi më i madh në jetë. E di sa të zhgënjyer jeni, sepse edhe unë jam ashtu.

Është e dhimbshme dhe tani do të jetë për një kohë të gjatë. Por dua të kujtoj këtë. Kampanja jonë nuk ishte vetëm për një person… ishte për ndërtimin e shtetit që ne duam… Kemi parë se shteti ishte më i ndarë se që kemi menduar më parë. Duhet ta pranojmë rezultatin… Donald Trump do të jetë presidenti jonë… I kemi borxh të jemi mendjehapur dhe t’i japim shansin për të udhëhequr.

Kemi kaluar një vit e gjysmë duke bashkuar miliona njerëz. Ne besojmë në ëndrrën amerikane për të gjithë. Përgjegjësia jonë si qytetarë është të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për të forcuar dhe për të bërë Amerikën më të drejtë.

Faleminderit Tim Kainet dhe Holton dhe jam rehat që Kaine do të shkojë në senat. Faleminderit Barack dhe Michelle Obama. Shteti jonë ju ka borxh një mirënjohje të madhe. Faleminderit për lidershpin që kishte vlerë të madhe…. Faleminderit Bill dhe Chelsea, Mark Charlotte Aidan… dashuria ime për ju është më e madhe se që mundem ta shpreh.

Faleminderit të gjithëve dhe miliona vullnetarëve, liderëve, aktivistëve dhe organizatorëve. Dua të gjithë që t’ju dëgjohet zëri dhe të keni suksese përpara.

Ju lutem kurrë mos u ndalni që të luftoni për atë që mendoni se është e drejtë.

Faleminderit të gjitha grave… për besimin në këtë kampanjë dhe besimin te unë… Dua të dini se asgjë nuk më ka bërë krenare më shumë sesa të qenit lideria juaj. Faleminderit edhe vajzave të vogla që po shikojnë këtë, mos dyshoni kurrë në vlerat tuaja… dhe se meritoni çdo shans… për të realizuar ëndrrën tuaj.

Jam shumë krenare që pata këtë shans.

Zoti ju bekoftë juve dhe Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme