Clinton prin edhe për nga fondet zgjedhore ndaj Trumpit

Dy kandidatët për presidentë Donald Trump dhe Hillary Clinton, kanë dallime të qarta për shumë çështje, por ndërsa fushata po i afrohet fundit, dallimet janë të mëdha edhe përsa i përket fondeve që ata po shpenzojnë.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, për muajin gusht, zonja Clinton ka grumbulluar 60 milionë dollarë për fushatë, ndërsa zoti Trump 42 milionë. Zonja Clinton po ashtu ka shpenzuar gjatë muajit 20 milionë më shumë se kandidati republikan.

Në total, që kur të dy kandidatët morën emërimin e partisë, kandidatja demokrate ka shpenzuar 200 milionë dollarë më shumë se rivali i saj republikan. Hendeku në aftësinë e tyre për të grumbulluar fonde është edhe më i madh: Clinton ka mbledhur 386 milionë dollarë, ndërsa Trump 170 milionë.

Garat presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë të kushtueshme. Barak Obama shpenzoi 775 milionë dollarë në vitin 2012 kur u rizgjodh, ndërsa rivali i tij republikan, Mitt Romney 460 milionë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme