Në Serbi vazhdon propaganda deklarative kundër Kosovës. I përhershmi Milovan Drecun, që është edhe kryetar i të ashquajturit Komision Parlamentar për Kosovën ka thënë se “Kosova po përgatitet ta hap bazën e pestë ushtarake në veri të Kosovës”, raporton Gazeta 10.
Në një intervistë për TV Pink, ai tha se njësitet policore speciale ROSU e kanë shfrytëzuar situatën me tabelat për ta shtuar prezencën e tyre në veri dhe tani janë afër ta ngrisin një bazë të përhershme aty.
Sipas Drecun, numri i forcave ushtarake e policore është rritur dukshëm në Kosovë, prej të cilëve rreth 2 mijë kanë kryer trajnime jashtë Kosovës.
Sipas tij, forcat ushtarake turke pothuajse janë duke i trajnuar shqiptarët në përdorimin e dronëve “Bayraktar”. /Gazeta10